RRETH NESH
Vlerat tona
Si pjesë e rrjetit të HealthWatch Swiss, Proton Med përqafon parimet e strukturës sa më të lehtë operacionale, në mënyrë që ti shërbejmë sa më mirë qëllimit tonë: të maksimizojmë vlerat që ofrojmë. Kështu, Proton Med fokusohet në 3 shtylla themelore:
QËLLIMI
Qëllimi ynë është të ofrojmë produkte me cilësinë maksimale, me konsistencë dhe siguri. Ndërkohë, përqëndrohemi në identifikimin e zgjidhjeve terapeutike të gjeneratës më të fundit, duke siguruar kështu vlerë superiore për të gjithë klientët tanë.
PROCESET
Ne kemi zhvilluar një qasje të ngushtë, që lidh identifikimin, krijimin dhe komunikimin e vlerave, zvogëlimin e kohës së përgjigjes dhe thjeshtimin e menaxhimit të informacionit, për të siguruar kështu rezultate optimale.
STAFI
Edukimi dhe eksperienca në fusha të ndryshme shkencore, kombinuar me përkushtimin, profesionalizmin dhe integritetin e lartë, janë disa nga karakteristikat kryesore të stafit tonë.