RRETH NESH
Kompania jone
Proton Med u krijuar në vitin 2016, si një kompani private me përgjegjësi të kufizuar.
Proton Med është Zyra e Përfaqësimit në Shqipëri e Kompanisë Zviceriane Mëmë HealthWatch Swiss AG, misioni i të cilës, nëpërmjet sinergjisë me parter të rëndësishëm ndërkombëtar, është mundësimi i produkteve farmaceutike xhenerike me cilësi të lartë dhe kosto-efektivitet në fusha të ndryshme terapeutike, në tregjet farmaceutike të Europës Jug-Lindore dhe më gjerë.
HealthWatchSwiss ka bashkëpunim ekskluziv me një sërë kompanish farmaceutike të mëdha dhe prodhues farmaceutik biotech, ndërmjet tyre Rafarm S.A, prodhues farmaceutik i mirënjohur grek.
Proton Med Albania, bazuar në avantazhin e njohurive të thella mbi tregun farmaceutik lokal, ushtron aktivitetin e saj në të gjithë zinxhirin e shërbimeve farmaceutike, duke nisur nga kërkimi dhe identifikimi në tregun vendas i kërkesave dhe produkteve potencial, proçedurat e rregjistrimit dhe farmakovigjilencës, çmimet dhe rimbursimin sipas legjislacionit lokal, proçedurat e logjistikës, si dhe promovimin dhe shitjen e produkteve farmaceutike.
Proton Med Albania në pak vite ka arritur të rrisë ndjeshëm portfolin dhe stabilizimin e barnave të saj në tregun farmaceutik shqiptar.
Prej vitit 2018, Proton Med Albania ka zgjeruar aktivitetin e saj në Kosovë* dhe aktualisht është duke mbuluar me sukses edhe këtë treg farmaceutik, me barna subjekt të tenderave dhe tregut të hapur.
Partnerët tanë
Partnerët tanë