Rreth nesh
Aktiviteti Ynë
Proton Med u krijua si një entitet i pavarur, degë e HealthWatch Swiss, dedikuar shërbimit sipas nevojave të tregut farmaceutik në Shqipëri.
Qëllimi ynë është të sjellim në tregun lokal farmaceutik produktet tona, në mënyrën më efikase, kosto-efektive dhe në kohën e duhur, duke aplikuar zgjidhje unike, të adaptuara për çdo situatë që mund të krijohet, e duke ndërtuar në të njëjtën kohë marrëdhënie të forta me të gjithë partnerët tanë në sektorin lokal të shëndetësisë.
Për këtë qëllim, ne kemi rekrutuar një ekip të nivelit më të lartë të profesionistëve dhe kemi aplikuar të njëjtin nivel të standarteve të larta operacionale në praktikën tonë të përditshme të biznesit, për të cilat njihet dhe është krenare HealthWatch Swiss.
Proton Med, edhe pse një kompani relativisht e re, ka arritur të krijojë një prezencë solide në tregun farmaceutik shqiptar dhe është e orientuar drejt zgjerimit të qëndrueshëm të aktivitetit të saj në të ardhmen e afërt.
Rreth HealthWatch Swiss
Rreth HealthWatch Swiss